Kryetari i “Plisave” flet pas eliminimit të Prishtinës: Ka një mesazh të fortë për kryesinë dhe lojtarët

Prishtina është eliminuar nga Kupa e Kosovës nga futboll, pasi humbi nga Trepça ’89 me penallti, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe prijësi i ‘Plisave’, Albert Kastrati. Ai kishte një mesazh për të gjithë.

“Kupen e hupt, tash kryesia e klubit trenerat edhe lojtart mledhnu edhe kqyrni ku o problemi, se titullin se lejojna me hup, se tek e fundit ju krejt per interesa jeni aty e na e dojna edhe kurqfare interesi skemi aty per veq dashnis per Prishtinen”, është reagimi origjinal i Kastratit në Facebook.