Kryetari i Flamurtarit përkujdeset për talentin e lënduar

Kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi, ka dhënë një shembull të mirë, duke u përkujdesur për talentin 15-vjeçar, Endrit Ademi.

Lojtari i grupmoshave të reja të Flamurtarit, ka pësuar një lëndim, për çka po e merr mbështetjen e kryetarit të klubit, i cili sot e vizitoi bashkë me trajnerin Artan Bytyqi.

I pari i Flamurtarit i ka ofruar mbështetje për të gjitha shpenzimet dhe nevojat tjera të operimit, gjë që rrallë ndodh në Kosovë, të përkrahen lojtarët gjatë lëndimeve, e lere më kur bëhet fjalë për grupmoshat e reja.

Endrit është lojtar që premton shumë në të ardhmen, shkruan “GazetaOlle.com”.

ymeri ymeri2