Kryetari i Dritës tregon pse u largua Shpëtim Duro

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Dritës së Gjilanit, në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll nuk i arriti rezultatet e pritura për të mbetur prapa në “luftë” për titullin kampion.

Drita fokusin kryesor e kishte në Kupën e Kosovës nga ku synohej dalja në Evropë në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, Drita u eliminua në fazën çerekfinale nga Vëllaznimi i Gjakovës në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Këtë takim e vendosi një gol i shënuar nga mesfushori Tun Bardhoku në pjesën e parë, shkruan Zëri.

Në një prononcim për gazetën “Zëri” kryetari i klubit, Valon Murseli, e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Nuk kemi se çka të flasim për Shpëtim Duron, pasi është trajner shumë i mirë. Ne e kemi një princip. Ai që kërkon të largohet e aprovojmë menjëherë kërkesën”, ka thënë Valon Murseli të hënën, transmeton Gazeta Olle.