Kryetari i Ballkanit në listën e PDK-së: Votoni Kadri Veselin, për të ardhmen e Kosovës

Florim Kryeziu, i cili ushtron postin e kryetarit dhe zëdhënësit në klubin e Ballkanit, është futur në listën kandidatëve për deputetë nga PDK, për Parlamentin e Republikës së Kosovës, përcjellë Gazeta Olle 

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë Kadri Veselin, i cili sipas tij është politikan i vendimeve të mëdha.

Më poshtë e keni shkrimin e Kryeziut.

“Partia Demokratike e Kosovës, ka nominuar kryeministrin e ardhshëm z. Kadri Veseli.

Ne jemi familje më e madhe politike në Kosovë, ne kemi filluar dhe përfunduar proceset më të mëdha të vendit.

Ne kemi kandidatin më të mirë, njeriun e veprimeve dhe vendimeve të mëdha z. Kadri Veseli.

Po ashtu ju njoftojë se unë zyrtarishtë, jam kandidatë për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Faleminderit PDK-s, për besimin që më ka dhënë.
Në ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin”, shkroi ai. /Gazeta Olle/