Kryetari i Ballkanit jep dorëheqje

Korab Elshani nuk është më kryetar i Ballkanit. Ai ka dhen dorëheqje nga ky post, ndërsa arsyet i ka sqaruar në një letër të hapur në ‘facebook;-un e tij.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Elshanit.

Të nderuar anëtar të Bordit Drejtues të KF “BALLKANI”,

Unë Korab H. Elshani, deri më tani Kryetar i Klubit Futbollistik “Ballkani”, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të Klubit.

Me shpresën e mirëkuptimit tuaj për aktin e ndërmarr nga ana ime, ndihem i obliguar për sqarime ndaj jush për aktin e ndërmarr, të cilat arsye janë shtytje për këtë veprim timin edhe pse ndoshta në pasqyrimin e parë duket si veprim i pa matur dhe i përshpejtuar nga ana ime, por e vërteta qëndron në faktin se motiv dhe objektiv i imi me ardhjen në krye te Klubit ka qenë vazhdimi i pjesëmarrjes në mënyrë dinjitoze në garat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku KF “Ballkani”, në cilësinë e Klubit me renome jo vetëm lokale por edhe shtetëtore dhe me një histori të bujshme sportive dhe patriotike e meriton të jetë njëri ndër klubet me respekt të veçantë në karakterin garues, gjë e cila mendoj se na ka munguar nga ekipi përfaqësues i Klubit.

E vërteta e hidhur është që un ndiej mos përgjegjësi sportive nga akter te Klubit, ku në pamundësi të ndryshimit pozitiv në aspektet e lartëpërmendura, moralisht e ndiej përgjegjësi që të liroj rrugë për pasardhës që ka kapacitete më të larta se un për ndryshime pozitive.

Duke iu falënderuar anëtarë të kuvendit që më besuat për të udhëhequr, anëtar të bordit për gatishmërinë, përkushtimin dhe bashkpunimin e treguar gjatë kesaj kohe si dhe stafit teknik për punën e tyre !

Sinqerisht i juaji,

Korab H. Elshani