Kryesia e Feronikelit këmbëngul për Gërbeshin

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi, i cili ka shkëlqyer në edicionin e fundit në fanellën e Ferronikelit, nuk do të largohet nga skuadra aktuale sipas kryesisë së klubit.

“Fidani që shumë vite është pjesë e skuadrës tonë. Ai do të luaj për Ferronikelin edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë nënkryetari i Ferronikelit, Agim Kastrati për ‘Epoka e Re’. Fidan Gërbeshi është lidhur me një kalim te skuadra më e madhe në vend, Prishtina.