Shpend Ahmetit i bie ndërmend se ekziston sporti në kryeqyet, paralajmëron ndërtimin e një salle

Numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se janë ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në Prishtinë.

Pas gjashtë vitesh qeverisje të kryeqytetit, i është kujtuar të investojë diçka në sport.

Në këto vite, hiq një përqindje të vogël të ndarë për rinovimin e stadiumit Fadil Vokrri, i cili u financua rreth 90 për qind nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Ahmeti nuk ka bërë asgjë për infrastrukturën sportive.

Madje, kryeqyteti mbetet i vetmi pa një stadium ndihmës, shkruan Gazeta Olle.

“Salla është paraparë që të shërbejë në dobi të sporteve me dorë si basketbolli, hendbolli, volejbolli dhe sportet luftarake”, ka shkruar Ahmeti pa dhënë shumë detaje kur do të nis ajo.

Madje, ai nuk ka treguar as lokacionin, gjë që lë shumë dyshime nëse kjo Palestër do të shoh dritë në dy vitet e mbetura të mandatit të tij.