Kryendeshja i takon Tiranës

Tirana e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 26 në Kategorinë Superiore Shqiptare duke e mundur Kukësin me shifrat 2:0. Golat për kryeqytetasit u realizuan nga Bushiq e Muzaka.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Vlorë ndërmjet Flamurtarit dhe Skënderbeut, kjo e fundit korri fitore me shifrat 1:0. Vllaznia ‘në shtëpi’ e mundi Partizanin 1:0.

Derisa Laçi e mundi në udhëtim Elbasanin 2:0, Apolonia në Fier korri fitore ndaj Teutës me rezultat 2:1. Tabelës pas këtyre ndeshjeve i prinë Skënderbeu me 54 pikë.