Kroacia e nis shkëlqyeshëm, mund pastër Nigerinë

Kroacia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Nigerinë.

Kroatët fituan me rezultat të pastër, 2:0.

Shifrat u zhbllokuan nga autogoli i Etebos në minutën e 32.

Rezultati u dyfishua nga Luka Modric, i cili shënoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Kroacia ka 3 pikë si kryesuese e grupit, e ndjekur nga Argjentina e Islanda me nga 1 dhe Nigeria me 0. /Gazeta Olle/