Krizë te Barcelona: Dy yjet e skuadrës nuk flasin mes vete

Problemet te kampionët spanjoll, Barcelona nuk kanë të ndalur së fundi.

Vetëm pak ditë më parë, futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi pati disa polemika me drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal, shkruan Gazeta Olle.

E te Barcelona tashmë ka dal një tjetër problem me Messin protagonist, por kësaj radhe si ‘kundërshtarë’ ka francezin, Antonie Griezmann.

Sipas mediave spanjolle, dy futbollistët në fjalë edhe pse luajnë në formacionin bazë të Barcelonës, nuk kanë asnjë kontakt mes vete.

“El Chiringuito” ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizzyt nuk ka raport. Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin.