Krivaqa bën hapin e madh në karrierë, transferohet në njërën nga ligat më të forta në Evropë

Futsallisti Arlind Krivaqa ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Tashmë Krivaqa është transferuar në njërën nga ligat më të forta të kësaj gare në Evropë, pra në elitën e futsallit çek, shkruan Gazeta Olle.

Kosovari ka nënshkruar te skuadra Tango Hodonin.

“Sot edhe zyrtarisht nënshkruajta kontratë me një prej ligave ma të forta në botë në futsal në Superligë të Çekisë te skuadra Tango Hodonin” ka shkruar Krivaqa i cili është formuar në këtë sport në Austri.

Pjesë e Superligës çeke janë edhe trajneri Arben Simitçiu si dhe futsallisti Azem Ibrahimi te skuadra kampione e këtij vendi, Sparta Praha./GazetaOlle

Fotografia e Arlind Krivaqa