Kritikat për Valdet Ramën, Gjoka e konsideron aset!

Kukësi kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe ky është një objektiv që trajneri Gjoka e ka bërë të qartë.

Verilindorët kanë fituar takimin e parë me Skëndërbeun me rezultatin 2-1, rezultat që duket mjaft premtues, por edhe në takimin e kthimit Kukësi do të kërkojë të fitojë takimin. Trajneri Gjoka, në konferencën e zakonshme për shtyp ka paraqitur objektivin dhe gjendjen e ekipit.

“Është ndeshje e hapur dhe do të bëjmë detyrën për ta kaluar turin. Skënderbeun e dimë çfarë problemesh ka dhe kjo nuk i ka dhënë stabilitet. Megjithatë, është skuadër cinike dhe do të jetë lojë e cilësisë së lartë. Jemi munduar ta ndërtojmë ndeshjen me cilësitë që kemi. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të godasim kur duhet. Do të zbatojmë detyra dhe do të dalim aty ku kërkojmë”.