Kreu i FFK’së vazhdon vizitat, radha për Feronikelin dhe Fushë Kosovën

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vazhduar me viztat tek klubet edhe gjatë fundjavës.

Ademi sot ka vizituar edhe Feronikelin dhe Fushë Kosovën, ku është takuar me përfaqësuesit nikoqir, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi i FFK’së:

“Presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ismajl Ajeti vizitat në terren i ka vazhduar te KF “Fushë Kosova” dhe KF “Feronikeli”. Edhe gjatë këtyre vizitave kreu i FFK-së ka bashkëbiseduar me drejtuesit e klubeve për mënyrën se si po e përballojnë këtë periudhë pas pezullimit të aktiviteteve si pasojë e koronavirusit, për shëndetin e e futbollistëve dhe punëtorëve sportivë si dhe ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për ndihmë.

Presidenti ka bërë me dije se janë duke ndjekur më vëmendje situatën me koronavirusin Covid-19 dhe varësisht prej rrethanave do të merren edhe masat dhe veprimet e ardhshme nga FFK-ja sa i përket mënyrës së vazhdimit të kampionatit. Ai shprehu bindjen se shumë shpejt do të kalohet edhe kjo sfidë dhe futbolli do t’i kthehet normalitetit dhe garës në fushën e gjelbër. Së bashku do t’ia dalim!”. /Gazeta Olle/