Kreshnik Nebihu, futbollisti që mund t’iu kryejë punë skuadrave të Superligës

Ish-futbollisti i shumë skuadrave kosovare dhe jo vetëm, Kreshnik Nebihu, ndodhet në Kosovë dhe është i hapur për oferta nga klubet tona.

Në pamundësi për të lënë termin për vizë për Gjermani, ai do të qëndrojë në Kosovë të paktën për një vit, përcjellë Gazeta Olle.

Cfr Pforzheim, që bën gara në Ligen e pestë të Gjermanisë, ishte skuadra e fundit e Nebihut, i cili tregoj paraqitje te kënaqshme me këtë ekip.

Për ironi të fatit Pforzheim do të ballafaqohet në kupë të Gjermanisë, me skuadrën e madhe gjermane, Bayer Leverkusen, derisa mesfushori mitrovicas nuk do të mund t’i ndihmojë të tijëve në fushë.

Më parë, Nebihu ka bërë karrierë në Taljandë dhe disa ekipe në Gjermani.

Në Kosovë, produkti i Trepçës ’89, luajti me këta të fundit, Hajvalinë dhe Drenicën. /Gazeta Olle/