Juniku, përforcimi i radhës te Golden Eagle Ylli

Suharekasit nuk kanë ndërmend të ndalen. Suharekasit kanë zyrtarizuar përforcimin e katërt vendor. Ylli është përforcuar me alo-qendrën me prejardhje nga Gjakova – Kreshnik Juniku, por i rritur si lojtar në Prishtinë, shkruan faqja zyrtare e Yllit.

Kreshnik Juniku ka një karrierë mjaft të pasur pasi ka djersitur fanellën e Sigal Prishtinës,Rtv21,Kastriotit, dhe së fundmi Bashkimit ku kaloi një edicion mjaft produktivë. Juniku është i gjatë 2,05 Cm dhe një lojtarë mjaft atraktivë.

Për dallim nga sezoni i kaluar ku Ylli pothuajse kishte vetëm 2-3 lojtarë vendorë që mund t’i shfrytëzonte, këtë sezon është një storje tjetër. Tanimë, Ylli ka një përbërje të plotë pothuajse vendore pasi ka transferuar 2 pllejmekerë (Juniku dhe Morina), alon (SH.Bytyqi), alo-qendër(K.Juniku), dhe siç dihet kanë vazhduar bashkëpunimin me qendrën – Urim Zenelaj, dhe në një kohë ku afati kalimtar ende nuk është mbyllur dhe ku mund të bëjnë ende përforcime.