Krerët e FFK’së vizitojnë Beqirin, Ademi i jep kurajo: Unë e mposhta këtë sëmundje, do ta mposhtësh edhe ti

Krerët e futbollit kosovar kanë qëndruar në sot në shtëpinë e portierit, Arben Beqiri.

Anëtari i Trepçës ’89, ditë më parë në një intervistë për Olle, zbuloi se ishte diagnostifikuar me tumor në lukth.

Tanimë, bashkëlojtarë e njerëz të tjerë futbolldashës i kanë dalë në ndihmë Beqirit për ta luftuar këtë sëmundje. Kreu i FFK’së, Agim Ademi, bashkë me nënkryetarin, Bakir Burri dhe sekretarin, Eroll Salihu, sot vizituan dhe shprehën përkrahje për Beqirin.

Ademi i dha kurajo portierit mitrovicas, duke treguar se edhe ai vetë kishte mposhtur këtë sëmundje.

FFK’ja bashkë me krerët e saj e suportuan edhe financiarisht portierin Beqiri. Pjesë e ndihmës financiare u bë edhe Kompania ‘Broja Market’. /Gazeta Olle/