Krerët e FFK-ës janë pritur si mysafir nderi nga Federata e futbollit e Gjermanisë

Krerët e FFK-ës janë pritur si mysafir nderi nga DFB (Federata e futbollit gjerman) në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu ishin të ftuar në Berlin për faktin se FFK gjatë këtyre tri viteve të pranuar në UEFA dhe FIFA është një storje suksesi.

Federata e futbollit të Gjermanisë ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në pranimin e Kosovës në instancat më ta larta të futbollit, dhe duke ju gëzuar suksesit, punës së drejtë dhe të pastër ata i ftuan krerët e FFK-s në evenimentin më të rëndësishëm që organizon DFB.

Presidenti dhe Sekretari i FFK-ës u takuan edhe me ish- presidentin e DFB-s, Grindel. Po ashtu një takim jo protokollar patën edhe me Presidentin i FIFA-s, Gianni Infantion që ishte prezent në këtë event.

Sot delegacioni i FFK-s ka kaluar disa qaste me bashkatdhetarët, aktivistet dhe personalitet shqiptare në diasporë,  ku përveç vëllezërve Shoshi dhe F. Kongjeli të pranishëm ishin edhe delegacioni i FSHFGJ dhe boksieri i shquar shqiptar, Luan Krasniqi.

Vlen te theksohet se Federata gjermane e futbollit  përmes vëllezërve Shoshi dhe Fekmi Kongjelit e kanë avancuar FFK-në para pranimit në UEFA  e FIFA, duke e ndihmuar në edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve, administratës dhe zhvillime të ndeshjeve të kategorive të reja të ekipeve nacionale.