Krasniqi: Respektuam shumë Feronikelin, duam tri pikë me Istogun

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi ka thënë se skuadra e tij do t’i qaset ndeshjes kundër Istogun, më ndryshe se që luajti me Feronikelin.

“Ishte ndeshja e parë, i hymë ndeshjes duke menduar se Feronikeli është i pamposhtur, konform kësaj mendoj se një pjesë të madhe të ndeshjes e kemi luajtur mjaft mirë , por në kuadër të kësaj kemi pasur edhe rënie të ritmit dhe gabimin me të cilin pësuam. Çka nuk më ka pëlqyer është se kemi shfaqur respekt të tepruar ndaj kundërshtarit dhe besoj se ky do të jetë përmirësimi më i madh në ndeshjen ndaj Istogut”.

Tutje trajneri prishtinas tha se skuadra e tij duhet t’i kthej pikët e humbura në Prishtinë.

“Dy ekipet jemi me nga tre pikë më pak dhe sigurisht që do të kërkojë nga futbollistët e mi që gabimin që e kemi bërë në Prishtinës mos të na përsëritet dhe sigurisht me një angazhim dhe përgjegjësi shumë, shumë më të madhe do të mundohemi t’i rikthejmë ato pikë, por edhe futbollistëve nëse nuk iu mungon dëshira, ashtu siç e kanë tani, mesiguri se do të kalojmë jashtëzakonisht mirë”, ka thënë shefi i shtabit, Ramiz Krasniqi për faqen e klubit.