Krasniqi: Prishtina, kontrata, lëndimi, përforcimet, e ardhmja e gjithçka tjetër

Dikur ishte kapiten dhe lider te Prishtina, ndërsa sot është pa klub.

Driton Krasniqi në një intervistë për Gazetaolle.com flet për edicionin e kaluar dhe problemet që kishte.

Krasniqi flet për përforcimet e bëra te Prishtina, lëndimin e tij dhe të ardhmen.

Si e vlerësoni sezonin e shkuar të Prishtinës?

Mendoj që ka qenë një ndër sezonet më të dobët në kto vitet e fundit, mirëpo në fund u arrit njeri nga dy objektivat që ka pasur Prishtina gjithëmon. Këshut që mund të them pas shumë problemeve gjatë një viti në fund arritëm njërin nga trofetë. Unë mendoj që ka qenë një sezon e suksesshme.

Në aspektin personal në vjeshtë ishte shkëlqyeshëm, cfarë ndodhi në pranverë?

Pa diskutim që sa herë të futem në fushë mundohem të jap më të mirën time  dhe në vjeshtë po shkonte gjithçka mirë. Kurse në pranverë trajneri Sami Sermaxhaj i cili erdhi në fund të vjeshtës, në pranverë ndryshojë tërësisht, u bë njeri tjetër dhe po u merrte me gjëra tjera, të cilat ai i di më mirë dhe filluan problemet. U kishte premtuar futbollistëve që erdhën formacionin për çdo gjë që bisedoje brenda për brenda ekipit filloj ta nxirrte jashtë. Për mos ta zgjas më shumë ai ishte njeriu kryesor që prishi atmosferën dhe gjithçka tjetër. Në fund më përcolli dhe një lëndim dhe kështu u mbyll sezoni.

krasniqi

Si jeni tani nga lëndimi i pësuar?

Ende nuk jam 100 për qind.

Prishtina nuk iu ka vazhduar kontratën. A ka pasur bisedime dhe a ndjehesh i zhgënjyer me këtë?

Po është e vërtet që më ka mbaru kontrata. Ka pasur bisedime po nuk ka asgjë konkrete. Ende vazhdojë të jem i lënduar, kështu që kur të jem 100 për qind do të vendos se çfarë do të bëhet.

Si i vlerësoni përforcimet e Prishtinës?

Mendoj që janë  përforcime të qëlluara. Prishtina do të përfitojë shumë nga rikthimi i Armend Dallkut dhe Debatk Currit. Gjithashtu edhe Leci dhe Januzi e disa futbollist mos t’i përmendë të gjithë me emra që kanë ardhur janë shumë cilësor. Nëse do të dihet të menaxhohen mirë këta futbollistë, pa diskutim që Prishtina në fund do t’i fitoj dy trofetë.

krasniqi

A ka pasur interesim nga skuadrat e tjera për shërbimet e tua dhe me kë jeni në bisedime?

Po janë tri ekipe të cilat do të luftojnë për kreun e tabelës me të cilat kam pasur kontakte, por për hir të korrektësis nuk mund të tregoj se cilat janë. Në një të ardhme të shpejtë do të vendosi.

A keni menduar ta leni futbollin dhe t’i përkushtoheni zejes së trajnerit?

Vërtet që qenka shumë e vështirë të vendoset se ta vazhdosh apo jo futbollin ende. E kam menduar të vazhdojë si trajner, mirëpo ende mund të jap shumë si futbollist pasi që fizikun e kam në nivel ende. Gjatë muajit të ardhshëm do të vendosi gjithçka.

 

prishtina