Krasniqi përballet me të kaluarën

Besnik Krasniqi, ka thënë se nëse do të shënojë nesër (e shtunë) në ndeshjen ndaj Prishtinës, nuk do të festojë.

“Normalisht se do ta japë maksimumin për skuadrën time, por nëse shënoj nuk do të festoj, në shenjë respekti për skuadrën e Prishtinës. Ajo skuadër më ka dhënë gjithçka në karrierën time. Kam fituar shumë trofe dhe kam përjetuar shumë emocione sa isha pjesë e saj”, ka deklaruar mbrojtësi i Istogut, për ‘Epokën e Re’.

Ky i fundit ka a bërë karrierë edhe në Shqipëri derisa ka luajtur për Partizani i Tiranës dhe Teutën e Durrësit.