Krasniqi mëson kundërshtarin e radhës

Haxhi Krasniqi e ka mësuar kundërshtarin e radhës në boksin profesionist.

Në fakt, boksieri kosovar do t’i kthehet ringut më 3 shkurt në kërkim të realizimit të ëndrrës së tij – të shpallet kampion bote.

Dhe, junikasi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, shkruan zeri.info.

Bëhet fjalë për polakun Bartlomiej Grafka me të cilin do t’i kryqëzojë dorëzat Haxhiu.