Krasniqi: Luajtëm me zemër të madhe, jemi ende duke mësuar

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjen kualifikuese për Eurobasket 2017.

Skuadra që drejtohet nga Arben Krasniqi, është mposhtur në palestrën “Minatori” nga Ukraina, me rezultat të ngushtë 63:70.

“Kemi treguar një fytyrë tjetër prej lojës së kaluar ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Humbëm në minutat e fundit por më gëzon fakti që kemi pas lojë ekipore pa presion me zemër të madhe. Jemi ende duke mësuar, kemi bërë shumë gabime. Është e vështirë për të gjithë ne. Kemi edhe katër lojë dhe shpresojmë të arrijmë fitore”, deklaroi Arben Krasniqi në konferencën për media pas ndeshjes, raporton Gazetaolle.com. /Olle