Krasniqi: Kështu e mundëm Drenicën

Me golin e vetëm të realizuar nga penaltia nëpërmjet mbrojtësit Besnik Krasniqi, Istogu shënoi fitore ndaj Drenicës me shifrat 1:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog. “Besoj se kemi qenë më të mirë se sa Drenica dhe me meritë kemi arritur fitore. Kemi krijuar edhe disa raste të mira, por ndeshja mbaroj me vetëm një gol. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë”, ka thënë për Gazetaolle.com, Besnik Krasniqi, i ardhur në Istog nga Teuta e Durrësit.

‘Besi’ foli edhe për synimet e ‘troftave’. “Gjasat janë shumë të mirë që Istogu të mbetet në elitë. Kemi një skuadër të mirë dhe ‘luftarake’ dhe besoj se do t’i arrijmë synimet që kemi”, përfundoi lojtari nga Prishtina, Besnik Krasniqi.