Krasniqi: Ja si e munda Hajvalinë

Mbrojtësi i Istogut, Besnik Krasniqi u rikthye me gola si dikur. Futbollisti nga Prishtina e ‘bombardoi’ me dy gola njërën ndër pretendentet për titullin e kampionit, skuadrën e Hajvalisë. Istogu fitoi me dy golat e ‘Besit’ me rezultat 2:1.

Ish-futbollisti i Prishtinës, Partizanit të Tiranës dhe Teutës së Durrësit flet në një prononcim për Gazetaolle.com. “Ka qenë një lojë e vështirë. Duke e shikuar renditjen dhe forcën që ka ekipi i Hajvalisë, një ekip shumë i fortë, ishte lojë e vështirë për të dyja palët por mendoj se ne luajtëm më mirë dhe e deshëm më shumë fitoren dhe fituam me shumë meritë”, ka thënë Besnik Krasniqi.