Krasniqi beson fuqishëm: E mposhtim Dritën

Mbrojtësi i djathtë i Gjilanit, Besnik Krasniqi, është përkujdesur për ta nxehur derbin me Dritën para kohe, duke thënë që fitorja do t’iu takoj bardhekuqëve.

“Besoj që do ta fitojmë derbin. Ambiciet tona janë për t’u renditur sa më lartë në tabelë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Krasniqi për GazetaOlle.com.

Ish-futbollisti i Partizanit, Prishtinës dhe Istogut, konsiderohet si përforcimi më i madh i Gjilanit në afatin kalimtar të verës.