Krahas super golit, Vedat Muriqi ka filluar të bëhet hit në Turqi edhe për “nok-autimin” e kundërshtarit

Vedat Muriqi e nisi me super gol edicionin e ri të Superligës turke.

Ai shënoi që në ndeshjen e parë zyrtare me Fenerbahcen, në fitoren 5:0 ndaj Gaziantepspor.

Krahas këtij goli, gjiganti i Kosovës u veçua edhe për një gjest në minutat shtesë.

Derisa bashkëlojtarët e tij ziheshin me një lojtar të Gaziantepit, Muriqi afrohet dhe me një të prekur me dorë e hedh në tok kundërshtarin, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë gjest, Vedati u ndëshkua me kartonin e verdhë.