Krahas Kosovës, edhe dy skuadra të njohur në Itali po e kërkojnë futbollistin e talentuar

Mesfushori Bastien Toma ka shkëlqyer në edicionin e fundit në Superligën e Zvicrës me skuadrën e Sionit.

Forma e mirë e shfaqur në Zvicër, nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra të njohura italiane.

Për shërbimet e kosovarit 19-vjeçar së fundmi kanë shfaqur interes skuadrat si Atalanta dhe Torino, shkruan faqja e njohur e transfereve, ‘Calciomercato’, përcjell Zëri.info.

Image

Toma në 24 ndeshje në këtë edicion ka realizuar dy gola.

Kujtojmë se Toma është një nga futbollistët i cili mund ti bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen.

Image