Kozniku: Ky është futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave

Ardian Kozniku është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit që ka nxjerrë Kosova.

Ish-sulmuesi i njohur, i cili është shqiptari i parë që ka marrë pjesë në një Kampionat Evropian (me Kroacinë), në një intervistë të dhënë javë më parë për ‘sovrani.info’, ka thënë se futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave është Fadil Vokrri.

Kozniku tash e një kohë po merret me zejen e trajnerit, ndërkohë që shpesh është aluduar se ai mund ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.