Kovaç tregon se pse nuk arritën të shënojnë në “Anfield”

Liverpooli dhe Bayern Munichu përfunduan pa gola, një takim që nuk i kënaqi tifozët e futbollit, shkruan Gazeta Olle.

Trajner kroat i skuadrës gjermane, Niko Kovaç, foli pas ndeshjes, duke u arsyetuar edhe për mos shënimin e golave.

“Ne kemi arritur qëllimin tonë, kemi arritur një barazim, tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në shtëpi. Ne kemi punuar shumë. Për më shumë se 90 minuta ne nuk kemi pasur kaq shumë shanse për të shënuar, por kjo është në rregull”, deklaroi Kovaç pas ndeshjes.