Kosumi në Mitrovicë, Vula në Drenicë

Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të para gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen të mërkurën.

Besfort Kosumi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Trepça – Besa, që luhet në “Adem Jashari”.

Kreshnik Vula është deleguar në “Bajram Aliu”, ku Drenica pret Llapin, përcjellë Gazeta Olle.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 14:00.