Kosumi e Vula sërish në ndeshjet e Kupës

Janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të cilat do të zhvillohen nesër. Kreshnik Vula dhe Besfort Kosumi do të drejtojnë sërish takimet e Kupës.

Vula është në Podujevë, në sfidën Llapi – Drenica, kurse Kosumi në Pejë tek Trepça – Besa.

 

Orari dhe gjyqtarët

Llapi – Drenica

E mërkurë, 19 prill, në orën 15:00

Podujevë, stadiumi “Zahir Pajaziti”

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Benon Këpuska, Kujtim Bajrami, Fatmir Tahiri

Vëzhgues: Flamur Bytyqi; Kontroll i referimit: Vehbi Brahimi

 

Besa – Trepça

E mërkurë, 19 prill, në orën 15:00

Pejë, stadiumi “Shahin Haxhiislami”

Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Besnik Morina, Fatmir Sekiraqa, Burim Jahmurataj

Vëzhgues: Xhafer Dobra; Kontroll i referimit: Skender Hoxha