Kosovës në tetor pritet t’i rikthehet sulmuesi i njohur që ka munguar në 11 muajt e fundit

Donis Avdijaj po merr vetën pas 6 muajsh mos lojë.

Ylli kosovar, tashmë po luan te skuadra e njohur turke, Trabzonspor, shkruan Gazeta Olle.

Në pesë takime, Avdijaj ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim, por numri i golave për të ka mundur të ishte më i madh po mos t’i humbiste disa raste të mira në takimet ndaj Fenerbahces e Besiktasit.

Fotografia e Donis Avdijaj

Kjo formë e mirë tashmë pritet t’i siguron një ftes në mesin e 23 futbollistëve të ftuar në listën e elektorit, Bernard Challandes.

23 vjeçari për herë të fundit ka qenë i ftuar në muajin nëntor të vitit 2018 në ndeshje ndaj Maltës ku shënoi dy gola dhe ndaj asaj të Azerbajxhanit./GazetaOlle