Kosovës i mungon njëri prej lojtarëve më të mirë ndaj Kroacisë

Jo vetëm Kroacia ka mungesa ndaj Kosovës. Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka konfirmuar mungesën e radhës, pas Loret Sadikut.

Ai është mesfushori defansiv, Enis Alushi, i cili shkaku i lëndimit nuk do të jetë në listën e përzgjedhësit.

“Në fillim lëndimi i tij nuk dukej të jetë serioz, por meqenëse nuk ka luajtur as me skuadrën në ndeshjen e djeshme, nuk është gati as për ndeshjet tona. Enisit i uroj shërim sa më të shpejtë”, deklaroi Bunjaku për Gazetën Olle.

Alushi luajti titullar me Finlandën, derisa llogaritet mungesë e madhe për takimet me Kroacinë dhe Ukrainën.