Kosovën e duan të gjithë, 15 lojtarë dhe 3 trajnerë lanë Superioren për futbollin kosovar

Pranimi i Kosovës në organizmat evropiane dhe botërore, UEFA dhe FIFA, ka bërë të mundur që jo vetëm që përfaqësuesja të fuqizohet, por edhe kampionati i futbollit.

Së fundmi, skuadra përfaqësuese e Kosovës ka një sërë afrimesh cilësore në përbërje, elementë të cilët vijnë nga kampionate prestigjioze nëpër Evropë.

Mirëpo, edhe kampionati, sidomos elita e futbollit në Kosovë, ka nisur që të fuqizohet. Së fundmi, transferimi i futbollistëve nuk bëhet vetëm me një drejtim: Nga Kosova në Shqipëri, por edhe anasjelltas.

auto_Memini-470x3001516877531

Transferimet

Momentalisht, në kampionatin kosovar të futbollit janë transferuar 15 futbollistë nga kampionatet shqiptare.

Në krye të listës është Liria e Prizrenit. Fillimisht afroi Bledi Shkëmbin, i cili nisi karrierën si trajner.

Ish-kapiteni i Skënderbeut ka afruar shtatë futbollistë nga Shqipëria.

Liria

Më tej, janë skuadrat e Drenicës, Flamurtarit dhe Ferronikelit që kanë nga dy lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Gjithashtu, Llapi e Trepça 89 kanë nga një futbollist që më parë kanë luajtur në Shqipëri.

Trajnerët

Bledi Shkëmbi ishte i pari prej teknikëve që iu bashkua futbollit në Kosovë. Ai nisi karrierën me Lirinë e Prizrenit dhe vijon të jetë në krye të kësaj skuadre.

mirel josa

Dy trajnerë të tjerë që e pasuan, janë Mirel Josa dhe Gugash Magani. Ish-tekniku i Skënderbeut dhe së fundmi Tiranës mori drejtimin e Prishtinës. Së fundmi, ishte Magani që pasi përfundoi aventurën në krye të Teutës, u caktua në krye të Trepça 89.