Kosovë – Shqipëri, luhet në nëntor

Kombëtarja e Shqipërisë në muajin nëntor do të zbarkojë në Prishtinë, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës. “Duam të zhvillojmë një ndeshje miqësore në fushën tonë, dhe një në Prishtinë ku do të jetë festive”, ka thënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit,  Armand Duka për emisionin “Ora Skaner”, transmeton sportal.al.

Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian Francë ‘2016’. (Gazeta Olle).