Kosovë – Shqipëri, këto janë çmimet e biletave

Bileta më e lirë për ndeshjen festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë 3 euro, kurse ajo më e shtrenjta 10 euro.

Për tribunat prapa portave, bileta do të kushtojë 3 euro, për tribunën në lindje bileta do të ketë çmim 7 euro, kurse për të hyrë në tribunën perëndimore të stadiumit të qytetit në Prishtinë do të duhet të ndahen 10 euro.

Ndeshja e futbollit mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë do të luhet të premten nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ndeshja organizohet për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016″, shkruan sot Koha Ditore.

“Çmimi i biletës do të jetë i njëjtë si nga ndeshja e kaluar”, ka thënë të dielën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Ndeshja e kaluar e Kosovës ishte ajo ndaj Guinesë Ekuatoriale e luajtur një muaj më parë. Për atë ndeshje biletat ishin 3, 7 e 10 euro.