Kosovë – Maqedoni, rezultat dëshpërues në pjesën e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po e zhvillon ndaj Maqedonisë ndeshje në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Maqedonia ka luajtur më mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur atë në epërsi.

Maqedonasit po fitojnë me shifrat 34:29.

Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet është impozante.

Palestra është e stërmbushur, derisa prezent janë edhe Dardanët.