Kosovë-Maqedoni, Dardanët bëjnë diçka speciale për Ballistin

Përfaqësuesja e Kosovës po luan ndaj Maqedonisë në kualifikimet e Kampionatit Botëror të basketbollit që do të mbahet në Kinë.

Ndeshja po zhvillohet në Palestrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Interesimi është i madh dhe palestra është e mbushur.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, i kanë kushtuar një mesazh special tifozit të Kombëtares së Shqipërisë, Ballist Morina.

“Krenar me ty Ballist”, thuhet në mesazhin e Dardanëve.

20623797_10213628291084254_604985710_n