Kosovari që nënshkroi me këtë skuadër në Shqipëri, largohet menjëherë!

Aventura e Florent Qorrajt te Skënderbeu, nuk ka zgjatur shumë. Mesfushori nga Kosova, Florent Qorraj, i cili ditë më parë nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun e Korçës, është larguar nga ky klub. Ende nuk dihen arsyet e largimit. Qorraj është 22-vjeçar dhe në edicionin e fundit ka treguar paraqitje mjaftë të mira me Besën e Pejës.