Kosovari që mbajti dorën në zemër gjatë himnit: Për këtë arsye nuk iu bashkova Kosovës

Basketbollisti kosovar që luan për Slloveninë, Gëzim Morina, ka rrëfyer emocionet e ndeshjes me Kosovën.

Ai ka treguar se pse nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit të Arben Krasniqit.

“Nga fillimi kemi qenë favorit, por kjo nuk mjafton të kualifikohesh. Në këto katër ndeshje kemi dëshmuar se jemi favorit për Eurobasket 2017’, tha ai për KTV’në.

“Jetoj në Slloveni dhe luaj atje që tetë vjet, por unë kam lindur në Kosovë. Jam kosovar dhe në Slloveni më njohin si kosovar. Jam lutur që të mos e kemi Kosovën në grup, por ndodhi e kundërta”, shtoi ai.

“Kemi pasur një takim me përfaqësuesit e Kosovës ku kam shprehur dëshirën të luajë për Kosovën, por kjo duhet të realizohet edhe me marrëveshje me federatën sllovene. Ata kanë thënë se për momentin nuk mund të lejojnë këtë gjë, por më kanë thënë se në momentin që cilësojnë se Gëzim Morina mund të luajë për Kosovën, atëherë me dëshirë do të luajë”, ka përfunduar Morina.