Kosovarët të bronztë në evropianin e regjioneve

Kosova nuk ka arritur suksesin e synuar në evropianin e karatesë për regjione që të shtunën e të dielën është mbajtur në Prishtinë.

Federatës së Karatesë së Kosovës i ishte besuar organizimi i kësaj ngjarjeje që vlerësohet se po rritet gjithnjë e më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por karateistët kosovarë nuk ia dolën të përsëritin rezultatin e vitit të kaluar, kur u renditën në vendin e dytë.

Përfaqësuesja e Kosovës në karate (meshkujt) u rendit në vendin e tretë në luftëra, pas Maqedonisë dhe pas regjionit turk të Akdenizit.

Vend të tretë pos Kosovës zuri edhe Mali i Zi. Në vendin e pestë u rendit ekipi i dytë i Kosovës dhe Zvicra, ndërsa e shtata ishte Shqipëria. Kosova nisi me fitore ndaj Malit të Zi 2 me shifrat 3:0.

Më pas pësoi nga regjioni turk Akdeniz me 3:0, ndërsa në repesazh, përkatësisht në luftë për vendin e tretë e mposhti Zuerichun e Zvicrës me 3:1. Kosova B humbi në repesazh nga Mali i Zi me 3:0. E humbi edhe përballjen e parë nga Maqedonia (6:3)…