Kosovare Asllani shenon në fitoren e Suedisë për pozitën e tretë

Kosovare Asllani, futbollistja me prejardhje nga Kosova ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të futbollit për femra.

Asllani në duelin për pozitën e tretë ka shenuar gol në fitoren 2 me 1 të Suedisë ndaj Anglisë, raporton GazetaOlle.com.

Në këtë kampionat botëror, Kosovare Asllani ka qenë shënuesja më e mirë e Suedisë me tre gola kurse ka asistuar edhe në dy gola të tjerë.