Kosovare Asllani në Real Madrid?

Mediat sportive sudeze raportojnë se Kosovare Asllani është në krye të listës së transferimeve të Real Madrid-it nga sezoni i ardhshëm.

Asllani u largua nga Linkoping ditë më parë dhe nuk komentoi mbi spekulimet që e lidhin me Real Madridin.

DC Tacon (nga viti 2020 do të ketë emrin Real Madrid) ka bërë një ofertë për të marrë shërbimet e futbollistet Asllanit, e cila së fundmi fitoi medaljen e bronztë me Suedinë.

29-vjecarja është një lojtare me përvojë të madhe në futbollin evrpian. Ajo më herët ka luajtur në PSG për katër sezone dhe Manchester City ku fitoi një Kupë dhe një Ligë.

DC Tacon së fundmi u promovua në Divizionin e Parë të Femrave, skuadër kjo e cila nga viti 2020 do të ketë emrin Real Madrid Femenino.