Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës 11/05/2017 Basketboll, Lajme Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha dhe ndihmësi i tij, Elvedin Plakiq të dielën do ta mbajnë grumbullimin e radhës me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë. Përfaqësuesja U-20 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B në Oradea të Rumanisë prej 14 deri më 23 korrik. Kosova është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë. Lista e gjerë: Rinor Peci Muhamedali Janjeva Dion Haxhosaj Egzon Kuci Edmond Kryeziu Valon Bunjaku Ilir Hasani Mergim Jakupi Ermir Gashi Gent Shala Dardan Kapiti Burim Zekiqi Albelard Rashiti Kreshnik Avdija Atik Koshi Kujtim Ujkani Ylli Gashi Vigan Gashi Etnik Peci Dren Dedushaj Dino Herc Arbnor Haliti Bardhosh Kelmendi Ardit Memqaj