Kosova udhëton drejt Luksemburgut, bën dy ndryshime në listën e të ftuarve

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, dje ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese ndaj Islandës me rezultatin 80:78.

Ishte kjo fitorja e parë në grup për Dardanët, të cilët sot kanë udhëtuar drejt Luksemburgut, aty ku i pret sfida e radhës, shkruan Gazeta Olle.

E për këtë ndeshje, trajneri i Kosovës, greku Marmarinos, ka bërë disa ndryshime në listën e të ftuarve.

Tashmë, amerikani Shawn Jones do të jetë jashtë liste së bashku me pllejmekerin Leonard Mekaj.

Jones, është lënduar dje në çerekun e parë, ku po shkëlqente me pikët e tij.

E vendin e tyre tashmë e kanë zënë dyshja e njohur, Altin Morina e Merton Ismaili.

Kosova, do të luajë ndaj Luksemburgut, të dielën nga ora 18:00.