Kosova U21 synon fitore nesër ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesrme ndaj Turqisë U21.

Në konferencë u paraqiten trajneri Rafet Prekazi, lojtarët Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati.

Trajneri, Rafet Prekazi e cilësoi ndeshjen e nesërme një ndeshje mjaft të vështirë duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar Turqia, shkruan GazetaOlle.com.

Ai ndrër tjerash tha se lojtarët e Kosovës U21 kanë për detyrë ta ndjersisin fanellën e Kosovës për hir të Dardanëve dhe gjith popullit të Kosovës.

Ndërkaq dy lojtarët Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati pohuan se janë duke punuar vazhdimisht dhe besojnë që nesër do të dalin me 3 pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./GazetaOlle