Kosova U21 sonte përballë Turqisë U21

Kombëtarja e Kosovës U21 sonte nga ora 20:00 do luaj ndaj Kombëtarës së Turqisë U21, në stadiumin Fadil Vokrri.

Kosova vjen pas fitorës me rezultat të lartë, 0-4, ndaj Andorrës, ditë më parë, shkruan GazetaOlle.com.

Kurse kundërshtari, Turqia vjen pas një barazimi 2 me 2 me Kombëtaren e Shqipërisë.

Biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21 do tëkushtojn 3 euro në pjesët lindore dhe perendimore, kurse 5 euro do jetë VIP bileta.

/GazetaOLLE/