Kosova U21 në mbështetje të Arbër Zenelit

Kosova U21 nga ora 20:00 do luaj ndeshjen kualifikuese për evropianin e të rinjëve.

Kundërshtar i Dardanëve do jetë Turqia U21, shkruan GazetaOlle.com.

Tashmë me formacionet e publikuara, futbollistët e drejtuar nga Rafet Prekazi kanë dalur në nxemje para ndeshjes.

Por ajo çfarë shihet është se futbollistët e Kosovës U21 kanë të veshur disa fanella me numrin 10 në përkrahje të futbollistit të lenduar, Arbër Zeneli.

“Mos u dorëzo, forca Arbër” është shkrimi në fanellat e Kosovës U21.

Zeneli u lendua në ndeshjen ndaj Malit të Zi, një javë më parë dhe pritet të mungoj mbi 7 muaj./GazetaOlle