Kosova U21 me dy mungesa të mëdha në takimin ndaj Shqipërisë U21

Kosova U21 pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë me 15 tetor ku do të takohet ndaj Shqipërisë.

Ky takim pritet të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro2021, shkruan Gazeta Olle.

Selektori, Rafet Prekazi i U21 të Kosovës ende nuk ka publikuar listën e futbollistëve për këtë takim.

Por tashmë, e konfirmuar do të jetë mungesa e dy lojtarëve startues si Lirim Kastrati dhe Arbenit Xhemajli.

Që të dy futbollistët do të jenë pjesë e Kosovës në ekipin e parë nën urdhëratë e Bernard Challandes.

Shqipëria – Kosova, zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, me 15 tetor nga ora 19:00.

Kujtojmë se Shqipëria ka dy pikë në katër ndeshje kurse Kosova gjashtë sosh në tre takime./GazetaOlle