Kosova U20 u mposht nga Gjeorgjia U20, pas vazhdimeve

Kjo ndeshje i ka takuar Grupit D të FIBA U20 Kampionatit Evropian që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Më të dalluarit te Kosova U20 ishin Valon Bunjaku me 28 pikë e 10 kërcime, Muhamedali Janjeva me 24 pikë e 5 kërcime, Etnik Peci me 9 pikë, 4 kërcime e 6 asistime dhe Edmond Kryeziju me 10 pikë.

Kosova të dielën me fillim nga ora 19:30 do të ballafaqohet me Finlandën.